Programi bërthamor i Iranit, Kerry në Austri

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet në Austri për bisedime me gjashtë prej fuqive botërore si edhe Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit.

Fuqitë botërore, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, do të marrin pjesë në raundin e fundit të negociatave përpara datës 20 Korrik dhe kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme për të ardhmen e programit bërthamor të Iranit. Teherani këmbëngul se nuk ka asnjë ambicie luftarake, por fuqitë botërore i druhen faktit se mos ka në plan për të ndërtuar armë bërthamore.

Ndalesa e Kerryt në Austri u pasua nga një vizitë pa lajmëruar më parë në Afganistan në lidhje me kontestimin e bërë zgjedhjeve të fundit presidenciale. Ai tha se inaugurimi i presidentit të ri, i cili ishte planifikuar në fillim gushti, do të shtyhet deri në mbarimin e procesit të auditimit.

Kjo procedurë u vu në zbatim pasi të dy kanditatët Ghani dhe Abdullah e pranuan se zgjedhjet ishin të manipuluara muajin e kaluar.

Një zëdhënës i administratës tha se në vizitën e tij në Vjenë, Kerry pritet të takojë dhe homologun e tij gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier. Takimi i ministrave të jashtëm do të vijë pas akuzave për spiunazh kundër Shteteve të Bashkuara. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button