Tabela për tarifat rrugore, ata që nuk kanë denarë, duhet të paguajnë më shumë në euro

Pasi Qeveria të premten pa asnjë paralajmërim vendosi rritjen e çmimevetë pikpagesave rrugore, Agjencia shtetërore e rrugëve ka vëndosur çmimiet e reja.
Ajo që bie në sy është se në tabelë shënohet 40 denarë për automjetet dhe ndërkaq poshtë saj është çmimi prej 1 euro. Kjo gjë ka krijuar dyshime te qytetarët posaçërisht mërgimtarët, për shkak të konvertimit jo të drejtë. Nëse pagesa e rrugës  është 40 denarë, atëherë vlera e saj prej do të ishte më e vogël se 1 euro, sepse 1 euro të konvertuara aktualisht bëjnë 61.4 denarë. Çmimi i shënuar ngjall konfuzion edhe për automjetet më të mëdha – 60 denarë për vendasit dhe 1.50 euro për të huajt.

Por, drejtori i “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu thotë për Portalb se tabela eshët vendosur ashtu si kanë ardhur çmimet e shënuara nga ndërmarrja për rrugët shtetërore e cila menaxhon me paratë e marra nga pikat e pagesës rrugore e cila ka bërë ngritjen e çmimeve të rrugës në bazë të vendimit të qeverisë.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim në shënimin e çmimet, por tabela është vendosur ashtu siç ka ardhur nga ndërmarrja për rrugët shtetërore. “thotë për Portalb, Kadriu.

Ai thotë se konvertimi në euro është bërë sipas modelit të rrugëve ndërkombëtare ku pagesa në euro është më e shtrenjtë se sa në valutën vendore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button