Karrotat mbrojnë kockat nga frakturat

Një studim i fundit shkencor në Kinë ka zbuluar një veti të veçantë në karotës, e cila mund ti mbrojë kockat nga frakturat.

Ngrënia e karotave dhe në veçanti e elementëve që përmbajnë karotenoide, zbeh në mënyrë të ndjeshme tek meshkujt dhe gratë e moshuara, mundësinë e frakturave në kocka.

Ky zbulim u bë nga një grup studiuesish të National University of Singapore, të cilët studiuan 63 mijë meshkuj dhe femra kineze me moshë 45 vjeçare.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë studimit u zbulua se sa më i madh të jetë niveli i konsumit të karotave, aq më të pakta ishin rastet e frakturave në kocka. Kjo mundësi shtohej edhe më shumë tek personat që ishin me peshë më të lehtë trupore.

Lajme të ngjashme

Back to top button