Projekt i ri, pamje e re për Besën

Këngëtarja Besa Kokëdhima në një foto postuar në rrjetin social Instagram, është shfaqur me një pamje krejtësisht të re, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Bjonde dhe me sy bojëqielli, ky është ndryshimi që ka bërë Besa, e cila duket mjaft sensuale dhe e  ëmbël.

Për këtë ajo ka zgjedhur studion e artistit Kaçi Lleshi në Prishtinë. Ky ndryshim vjen pas projektit të ri të Besës, për nxjerrjen e një kënge të re. Këngëtarja ka bërë me dije për gazetën “Shekulli” se ajo është duke xhiruar videoklipin e këngës më të re që pritet të dalë së shpejti. Me sa duket zgjedhja e Besës këtë herë ka qenë Kosova, dhe kjo për faktin se këngëtarja do të bashkëpunojë me Dr. Mic, këngëtarin më të ri të botës muzikore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button