Mbledhje komemorative për 4 pilotët që humbën jetën

Në shtëpinë e Armatës së Maqedonisë është mbajtur mbledhja komemorative për katër pilotët e MPB që humbën jetën nga rrëzimi i Helikopterit.

“Emrat e Dragi, Ilo, Marijan dhe Tode, do të jetën pjesë e përkujtimit kolektiv të të gjithë atyre që jetojnë në këto hapësira dhe do të jenë shembull për gjithë gjeneratat e ardhshme. Maqedonia dhe MPB-ja me vdekjen tragjike të pjesëtarëve të saj ka humbur profesionist të jashtëzakonshëm dhe patriot, ndërsa familjet e tyre humbën bashkëshortë e ndejshëm dhe prindër të kujdesshëm”, ndihmës shefi I qendrës së forcave policore, Sasho Mitevski.

Në mbledhjen komemorative morën pjesë edhe  ministra të qeverisë dhe pjesëtarë të forcave policore të cilët u shprehën ngushëllime anëtarëve të familjeve të pilotëve që humbën jetën.

Tre nga pilotët do të varrosen nesër në Shkup, ndërsa varrimi i Marjan Trajkoviq do të bëhet sot në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button