Kuvendi të martën do ta shqyrtojë propozimin për ndryshime kushtetuese

Propozimin për ndryshime kushtetuese të martën do ta shqyrtojë Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese, kryetar i së cilit është krye parlamentari Trajko Veljanoski. Propozues të ndryshimeve kushtetuese është Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Procedura për miratim të ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë për  3 muaj gjegjësisht sipas pritjeve deri nga mesi i tetorit.

Definimi i martesës si bashkësi midis burrit dhe gruas, saktësimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit edhe atë për deficitin buxhetor dhe borxhin publik, ndryshim të emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, formim të institutit Ankesë kushtetuese, ndryshim të përbërjes të Këshillit gjyqësor, ndryshim të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatën ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetuese, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese, janë propozimet për ndryshime kushtetuese që në datën 28 të muajit të kaluar i kumtoi kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski

Lajme të ngjashme

Back to top button