Paradite me diell, pasdite me vranësira dhe të reshura të shiut

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa pasdite do të ketë vranësira mesatare dhe kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 17, ndërsa e ditës prej 27 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë me diell, me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites me vranësira të mëdha dhe me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 14 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 29 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button