DITA 16: SUKSESI VJEN VETËM PREJ ALLAHUT TË LARTËSUAR

Në këtë ditë, përpara 1400 vjetësh, u zhvillua beteja e Bedrit. Ne e dimë mirë historinë e saj sesi Allahu i Lartësuar i dhuroi fitore Profetit Muhammed (alej­ his-selam) dhe shokëve të tij në atë ditë. Po cilat janë mësimet që ne nxjerrim nga kjo betejë, të cilat përputhen me produktivitetin tonë? Ja tek është një:

Pasi beteja u fitua, Allahu i Lartësuar zbriti var­ gjet Kur’anore vijuese: “Dhe Allahu ju bëri tashmë fitues në Bedr, kur ju ishit të paktë në numër. Kështu që, kini drojë Allahun, që të jeni mirënjohës”. (Surah Ali Imran: 123)

Kjo ishte një kujtesë për muslimanët, që çdo sukses ose fitore vjen prej Allahut dhe vetëm Allahut.

Ata nuk duhet të jenë arrogantë dhe të harrojnë buri­ min e suksesit të tyre.

Ndodh, që kur jeni produktivë dhe arrini të keni sukses, është e lehtë për të pretenduar, se suksesi vjen nga aftësitë ose dituria juaj; por muslimani nuk mendon kështu. Një besimtar i vendosur beson në ajetin Kur’anor, “Dhe suksesi im nuk është vetëm se prej Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe te Ai jam drejtuar”. (Surah Hud: 88)

Në fund të kësaj dite, bëj lutje për vëllezërit dhe motrat tona të dhunuara në vende të ndryshme të botës. Ata janë duke kaluar një Ramazan të vështirë dhe gjëja më e paktë që mund të bëjmë, është për­ mendja e tyre në lutjet tona.

Ne i lutemi Allahut të Lartësuar, me Forcën dhe Fuqinë e Tij, i Cili i dhuroi sukses Profetit të Tij ditën e Bedrit, t’u dhurojë sukses vëllezërve dhe motrave tona mbi zullumqarët dhe gjithë ato që i ndjekin nga pas.

AMIN!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button