Kufirin shqiptarët e kanë te 26 korriku, asnjë milimetër më tutje! Geto e quajtur Çair!

Prej 4 korrik deri sot u bënë 8 ditë që shqiptarët protestojnë në të katër anët e globit në shenjë solidarizimi me shqiptarët në Shkup! Për këto 8 ditë lexuam shumëçka lidhur me protestat, disa të tretë apo katërt apo simpatizantë nga partia në pushtet u munduan të arsyetohen se janë PRO PROTESTËS së qetë sepse ajo qenka e drejtë demokratike, por vetë nuk morën pjesë në protestë! Kryetari (personalisht ai vetë!!!) i opozitës shqiptare kërkoi që të burgosurit e protestës të lirohen (e shpërlau gojën vetëm), por askush nuk e morri në dorë! Dhe si zakonisht shumë analistë, shumë ide shumë “si”, “çka”, “pse”, “qysh”!

Vihet re një heshtje absolute e atyre të cilët janë në poste shtetërore: deputetët, ministrat, zv.ministrat, drejtorët, sekretaret/ët, asnjë fjalë nuk e thanë! Kjo tregon se ata nuk solidarizohen me protestuesit anë e mbanë globit! Kjo tregon se atyre nuk ju intereson asgjë përveç punës që kanë dhe privilegjet që shkojnë me atë punë së bashku! Kjo tregon se këta të pa fytyrë moralisht janë në nivelin më të ulët të mundshëm… me siguri kujtojnë se tërë jetën do jenë “të privilegjuarit”!

Protesta nxori në shesh gjithçka që ne kemi mundur vetëm të spekulojmë, se sa kanë aftësi politikanët të cilët morën 153 mijë vota për të vendosur! Atyre nuk ju lejohet të vendosin, atyre ju pranohet vetëm kur ata janë dakord që shqiptarët të rrihen, të burgosen, të nënçmohen, të fyhen!

Atyre ju pranohet kur nuk i refuzojnë urdhrat që të bastisen shtëpitë e shqiptarëve! Atyre ju pranohet vetëm atëherë kur janë dakord që shqiptarëve të ju caktohet kufiri deri ku mund të marshojnë me protestat e tyre!

Kufirin shqiptarët e kanë te 26 korriku, asnjë milimetër më tutje! Geto e quajtur Çair! Nuk doli asnjë nga të lartpërmendurit të largohet nga të gjitha postet dhe t’i bashkëngjitet popullit! Në ndërkohë, ata që protestuan “dhunshëm” vazhdojnë të qëndrojnë të paraburgosur, kurse asnjë polic nuk u ndëshkua që përdori dhunë duke përgjakur protestuesit! Një mesazh për ata që bëhen të shurdhër dhe qorr (për të lartpërmendurit): Do ju dalë për hunde ky komfor i përkohshëm! Do vi dita kur ju nuk do të jeni të privilegjuar! Do vi dita kur do të pyeteni: pse i legjitimuat represaliet ndaj shqiptarëve? Jam kurioz që tani të di si do të përgjigjeshit?

Lajme të ngjashme

Back to top button