fbpx

Arrihet marrëveshja e koalicionit opozitar me VV-në

Është arritur në parim marrëveshja ndërmjet koalicionit LDK- AAK- Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu kanë bërë të ditur burime të mediave kosovare. Sipas këtyre burimeve, Lëvizja Vetëvendosje është pajtuar që të vazhdoj dialogu me Serbinë dhe të vazhdohet privatizimi, por natyrisht me një qasje më tjetër dhe e mbështetur në parime, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur.

Sipas këtyre burimeve edhe Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme LDK- AAK- Nisma.
Kjo marrëveshje përbëhet prej disa pika kryesore.

Në këtë draftmarrëveshje ka pajtim për vazhdimin e dialogut me Serbinë, por natyrisht mbi parime. Sipas draftmarrëveshjes që e ka parë Gazeta Blic kërkohet angazhim për një dialog kualitativ dhe parimor, të orientuar dhe të fokusuar në çështjet me interes për Kosovën, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por edhe njohjen e pavarësisë së Kosovë nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur deri më tani, si dhe perspektivën e pranimit të Kosovës si anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Kur jemi të dialogu me Serbinë kërkohet poashtu që ky dialog duhet të kornizohen dhe të aprovohen edhe nga institucioni më i lartë qeverisës në vend- nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo draftmarrëveshje parasheh edhe zhvillimin e dialogut me pakicën serbe në Kosovë. Ideja e këtij dialogu është që të filloj integrimi i plotë i tyre, nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Marrëveshja ndërmjet koalicionit dhe VV-së ka paraparë që për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat i ka marrë Kosova, përfshirë edhe marrëveshjet që dalin si rezultat i dialogut, në harmoni me mundësitë që i lejon Kushtetuta dhe në përputhje me subjektivitetin e Republikës së Kosovës.

Një pikë tjetër e kësaj marrëveshje ka të bëjë me atë se prioritet duhet t’i jepet zhvillimit ekonomik të vendit, rritjes së punësimit dhe të mirëqenies së qytetarëve. Poashtu si prioritet tjetër i vendit koalicionit duhet të jenë reformat në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë marrëveshje kërkohen të ndërmerren një varg reformash institucionale, me qëllim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve.

Sipas kësaj dratmarrëveshje, në një pikë tjetër flitet edhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Këto parime vlejnë për qeverisjen e ardhshme katërvjecare.
Ndërkohë, sipas këtij burimi draftmarrëveshja e botuar nga disa medie nuk qëndron dhe nuk është e formuluar nga partnerët e koalicionit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close