Ziberi: Kërkesat e protestuesve varen nga vullneti politik dhe nga procedurat

Analisti politik, avokati dhe ish politikani, Naser Ziberi, në një prononcim për Portalb thekson se shteti ligjor në Maqedoni është në kushte jo të favorshme dhe këtë e konfirmojnë edhe rastet, si Sopoti, Radishani e Monstra.

“Në një shtet ligjor nuk do vinte deri te kjo situatë dhe nuk do kishim vendime skandaloze si ata si kemi pasur deri më tani si Sopoti apo Monsta.” thotë ai për Portalb.

Lidhur me kërkesat e protestuesve dhe mbi zbatueshmërinë e tyre, ai shpjegon se 2 nga kërkesat janë thjeshtë politike  dhe mund të arrihen me vullnet politik, ndërsa dy të tjerat janë pak më komplekse dhe zgjidhja e tyre shkon me rrugë ligjore dhe procedurale.

“Dy prej kërkesave janë thjesht politike dhe mund te zbatohen nëse ka vullnet politik, dhe atë shkarkimi i prokurores dhe trupit gjykues për rastin Monstra, si dhe dorëheqjes së Gordana Jankulovkës. Kjo varet nga vullneti  politik ku thjesht kryeministri e shkarkon vetë ose edhe me interpelancë parlamentare. Dy kërkesat tjera, janë më komplekse, pasi duhet të rishqyrtohen me procedurë ligjore. “ thotë mes tjerash analisti Naser Ziberi.

Portalb: Si mendoni, kush do zmbrapsej mbi vendimet e veta, protestuesit ose qeveria?

“Në rast se ka protesta të vazhdueshme dhe presion nga ana e protestuesve, mund të ketë edhe sukses. Gruevski s’mund të jetë aq i pandjeshëm ndaj situatës së krijuar, pasi vetë fakti që deklaroi se “Monstra” nuk ka përfunduar, tregon se ai rishqyrton situatën. Këtë deklaratë nuk do ta bënte kryeministri aktual, nëse s’do kishte protesta dhe deklarata nga Prishtina e Tirana“ përfundoi për Portalb, Naser Ziberi.

Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Dhe ti Naser si perher i zen BESÈ GRUEVSKIT , A !?
    O NUK NA KA NGROH DIELLI I SABAHUT E LENE MA I AKSHAMIT!!! A NUK E PA TI SI KONSULLTANT I BDI SE U BA AKSHAM…

  2. O ti i tetove o laknaxhi ,kjo deklarat nuk ka tboje me besimin e gruevskit kjo thjesh esht nji paramendim apo vizion se si duhet te shkojn punet

Back to top button