Mavraj: Falem edhe në autostradë (FOTO)

Mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në një intervistë për tabloidin e njohur gjerman ‘Bild’, ka folur gjerësisht rreth mënyrës së jetesës së tij.

Ai ka treguar se është besimtar i madh i fesë islame, duke shtuar se falet pesë herë në ditë (edhe kur është në autostradë!).

Lutet pesë herë në ditë

Mergim Mavraj duke u lutur pas golit të shenuar
Mergim Mavraj duke u lutur pas golit të shenuar

Bild: Dukeni djalë i qetë?
Mavraj: “Unë jam një person i cili është vështirë të vlerësohet nga njerëzit që nuk më njohin. Nëse nuk më pëlqen diçka, unë e tregoj atë. I respektoj të gjithë njerëzit. Kurrë nuk bëjë një fytyrë të mirë dhe një lojë të keqe. Unë e konsideroj veten të mirë dhe mendoj që kjo është më e drejtë”

Bild: Veproni në mënyrë të balancuar. Sekreti juaj?
Mavraj: “Unë kam provuar forma të ndryshme të meditimit. Unë jam shumë fetar. Unë merrem shumë me veten time, duke u përpjekur për të gjetur ekulibrin tim dhe të jem i përulur”

Bild: Sa shpesh luteni?
Mavraj: “Pesë herë në ditë. Lutja në vetvete është po ashtu një lloj meditimi. Shokët e mi më respektojnë plotësisht. Unë kur jam në autostradë, shkoj në një parking dhe lutem. E bëjë atë pothuajse kudo. Kjo është normale për mua. Kjo është jeta ime”

Mavraj në një xhami
Mavraj në një xhami

Konkurrenca dhe miqtë te Kolni

Bild: Ka shumë konkurrencë në mbrojtje…
Mavraj: “Konkurrenca është e nevojshme. Në fund, të gjithë përfitojnë prej saj. Çdo lojtar vazhdon të zhvillohet përmes konkurrencës”

Bild: Pse doni gjithsesi që të luani?
Mavraj: “Askush nuk dëshiron të ulet në stol. Gjithkush dëshiron ta ndjejë veten të nevojshëm. Ky është instinkt njerëzor”

Mavraj me Kuranin në gjuhën gjermane
Mavraj me Kuranin në gjuhën gjermane

Bild: Si i keni raportet me lojtarët. A jeni të gjithë miq?
Mavraj: “Nuk mendoj që duhet të jemi gjithmonë miq me të gjithë. Në rrjedhën e një karriere, ka pak miqësi. Ju vetëm duhet të mësoni ta respektoni secilin në mënyrë të drejtë”

Lajme të ngjashme

Back to top button