Ndotja e pamëshirshme e Pollogut, deri kur?!

Pas protestave të organizuara në fund të vitit 2013, nga Këshilli protestues “Stop ndotjes kancerogjene” thonë se në vazhdimësi kanë publikuar foto dhe video nga ndotja e oxhaqeve të Jugohromit mbi rajonin e Pollogut, ku jetojnë mbi 300 mijë banorë.

Ato thonë se të gjitha premtimet e Ministrisë se Ekologjisë se “do mbyllet nëse nuk vendos filtra” janë vetëm blerje kohe.

Më 10 mars të këtij viti, pas protestave në Tetovë, ish-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi, tani minister I Arsimit, së bashku me zëvendësministrin Stevo Temellkovski, ishte për vizitë në fabrikën “Jugohrom Feroalojs” në lidhje me plotësimin e planit operativ në këtë kombinat metalurgjik për respektimin e standardeve ekologjike, respektivisht marrjes së A lejes së integruar.

Në pajtim me Ligjin për mjedis jetësor, Ademi tha se 1 prilli këtë vit është afati kur të gjitha firmat duhet t’i plotësojnë standardet ekologjike.

“Qeveria ka vendosur të mos ketë vazhdim të afatit për plotësimin e standardeve ekologjike. Megjithatë, kompanive u mbetet mundësia që vetë të kërkojnë vazhdim të afatit për pjesë të caktuar edhe atë për periudhë të shkurtër. Por, vendimi nëse do të lejohet kjo nuk është në kompetencën time, ata kanë kompetencë të Qeverisë. Sa i përket “Jugohrom”, ata kanë zbatuar rreth 14 masa, ndërsa së bashku me komunën do të punojnë në pastrimin e ujërave komunale dhe ndërtimin e stacionit filtrues. Si problem kryesor mbetet vendosja e sistemit për filtrimin e pluhurit nga gazrat e dëmshme nga impianti, si dhe 5 masa të tjera që varen nga ai”, deklaroi Ademi më 10 mars në Jegunovcë.

Nga Mali Sharr shihet tym i dendur që mbulon Pollogun
Nga Mali Sharr shihet tym i dendur që mbulon Pollogun

Sipas tij, nga metalurgjia përveç “Jugorhomit” edhe “Makstil” nuk i ka plotësuar të gjitha standardet, ndërsa afati maksimal për të cilin mund të arrihet prolongim për pjesë të caktuara nga aktivitetetet dhe masat është 5 vjet. Sipas drejtorit të përgjithshëm të “Jugohrom Feroalojs”, Branisllav Gjurqeviq potësimi i standardeve ekologjike është punë e rëndësishme për fabrikën.

Megjithatë, Jugohromi dhe ndotësit tjerë vazhduan punën edhe pas 1 prillit, gjë që ka shtuar revoltën te qytetarët që banojnë në rajonin e Pollogut.

Pas zgjedhjeve parlamentare, në kolltukun e Ministrisë së Ekologjisë u ulë Nurhan Izairi. Në paraqitjen e tij të pare, Izairi tha se nuk do të ketë më afate shtesë pas 31 tetorit dhe se Makstil dhe Jugohrom për të cilët vlente prolongimi, rrezikojnë mbylljen. /Inbox-7

Ndotje ajri Nga Mali Sharr shihet tym i dendur që mbulon Pollogun

Lajme të ngjashme

Back to top button