“Konfirmohet” madhësia e iPhone 6

Telefoni i ardhshëm i Applet, iPhone 6 ka qenë temë e diskutimeve tash e një kohë të gjatë në mbarë botën.
Spekulohet se do të vjen me ekran 4.7 inç dhe sot kjo edhe ka pasur një lloj konfirmimi.
Një faqe e shitjeve online, Amazon në Japoni, ka listuar iPhone 6 në listën e saj duke treguar disa specifika të tij.

Aty tregohet se madhësia është 4.7 inç me dimensione 13 x 6.5 x 0.7 cm dhe peshon 113 gramë.
Larg nga konfirmimi, ky njoftim në Amazon tregon se gjiganti i teknologjisë do të lansojë zyrtarisht iPhonen e ri në fund të shtatorit. Dyqanet pritet të kenë iPhone 6 në sirtar më 30 shtator.

Amazon gjithashtu i ka vendosur edhe çmimin për versionin me 64 gigabajt. Versioni “Gold iPhone 6” do të kushtojë 1380, e që është shumë më i lartë se ai zyrtar.
Sipas raportimeve thuhet se Apple do të prezantojë edhe një model më të madh, 5.5 inç e për të gjitha këto mbetet të shihet në shtator

Lajme të ngjashme

Back to top button