Gruaja që ndihmoi mbi 1000 persona ta pranojnë Islamin

Veronika (Veronique) Cools është një grua 25 vjeçare belge e cila ka ndihmuar mbi 1000 persona ta pranojnë Islamin në tetë vitet e fundit.

Veronika e cila e kishte hyrë në Islam në moshë të re pas ndikimit nga shoqëria e saj muslimane dhe pas hulumtimit për fenë e ka kthyer tanimë shtëpinë e saj në një qendër Islame për njerëzit që dëshirojnë të dinë më shumë për fenë, shkruan Bugun, transmeton Mesazhi.

Duke thënë se edhe vet iu kishte dashur të kapërcente shumë paragjykime gjatë hulumtimit për Islamin, ajo gjithashtu ndihmoi edhe familjen e saj ti kapërcente ato. Tanimë familja e saj e ngushtë janë musliman gjithashtu.

“Paragjykimet vijnë nga mos prezantimi i vërtetë i Islamit, thoshte ajo gjersa po përgatiste iftare për mysafirët e ftuar. Si musliman ne duhet ta prezantojmë veten në shoqëri shumë më mirë.”

Tanimë kjo qendër ka më shumë se 1000 anëtarë, shumica prej tyre gra belge ndërsa qendra është e hapur për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Back to top button