Çfarë El Clasico do të kemi sezonin e ardhshëm?

La Liga vitin e ardhshëm do të jetë më e nxehtë se kurrë. Këtë gjë e vërtetojnë transferimet e fundit të dy gjigantëve spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.

Përforcimet e fundit të Barcelonës do ta bëjnë El Clasicon më të zjarrtë se kurrë. Skuadra Katalanase është duke bërë ‘tmerr’ në këtë verë të nxehtë duke transferuar lojtarë të kualiteteve shumë të lartë, teksa Real Madridi është shumë afër që ta transferojë sulmuesin fantastik, Radamel Falcao dhe mesfushorin gjerman, Toni Kroos.

Ndeshjet El Clasico do të jenë përballje titanësh të vërtetë ku do të përballen dy ekipet më gjigante në planet.

Të dyja skuadrat në fillim të sezonit të ardhshëm do të kenë një sulm vdekjeprurës për çdo skuadër. Sipas të gjitha gjasave sulmi katalanas do të jetë, Messi, Suarez, Neymar teksa ai Madrilen, Bale, Falcao, Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Back to top button