Vetura aksidentohet me kalin (Foto)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në lagjen Shkup – Veri, në rrugën “Ilindenska” në të cilën një veturë është aksidentuar me një kalë.

Gazetari i KOHA ishte në vendin e ngjarjes, ndërsa deri te aksidenti ka ardhur kur  kali, i cili u kishte ikur pronarëve, ka dal në rrugë dhe është përplasur direkt me veturën, e tipit “Audi”.

Për fat të mirë nuk ka viktima, vozitësi kaloi pa lëndime, megjithatë kali ngeli i shtrirë në rrugë.

Vlen të përmendim se nuk ka qenë i menjëhershëm reagimi i policisë , i cilës i është nevojitur rreth tre orë për të bërë hetimin dhe arsyet e aksidentit, ndërkohë ka vonuar më shumë se 3 orë edhe reagimi i Spitalit për Veterinari.

Pas ardhjes së tyre, i kanë dhënë kalit mjekimin e nevojshëm, ndërsa sipas tyre, kali ka pësuar dridhje në tru, por gjasat që të mbijetojë thanë se janë 50-50. /Gazeta Koha

Vetura aksidentohet me kalin2

Lajme të ngjashme

Back to top button