Bëhuni gati, po vijnë Tuna dhe Geti!

Superylli shqiptar, Tuna, duket se po i afrohet momentit që ka shumë kohë që po e presin adhuruesit e muzikës së saj, e po ashtu edhe rivalët e saj – lansimit të projektit të saj të madh në bashkëpunim me Getin – të parin pas superhitit “Fenix”.

Tuna ka kohë që ka punuar në projektin e saj të ri, i cili pason superhitin “Fenix”.

Videoklipin e ka punuar Entermedia dhe Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një klip me skena të nxehta, që e shfaqin Tunën më në formë se kurrë përkrah një prej reperëve po ashtu ikonik të skenës, Ghetto Geasyt.

Ky klip u xhirua në Turqi, në një prej hoteleve më të bukura. Një prej resorteve më speciale turistike, Mardan Palace.

Në xhirimet e klipit Tuna është shoqëruar nga një staf prej 16 personash, ku sigurisht ishte pjesë dhe reperi Cozman, i cili u përkujdes për detajet e këngëtares, kur dihet se të dy ishin protagonistë të hitit “Fenix”.

tuna dhe geti

Telegrafi mëson se për flokët e Tunës në këtë klip u përkujdes një prej frizereve më prestigjioze në industrinë amerikane të muzikës, Sharon Baodie, e cila është edhe frizerja e këngëtarit të njohur amerikan, Prince. Ajo është asistuar nga Armend Gashi i Vogue Hair, transmeton Telegrafi.

Se për çfarë paraqitje të Tunës bëht fjalë, flet fotografia që ajo ka publikuar në Instagram me mbishkrimin “Stay TUN’ed”, fjalë e përbashkët që Tuna e ka shfrytëzuar për t’i lënë fansat të kuptojnë se duhet të bëhen gati për projektin e ri.

Ky projekt është përkrahur nga Eurokoha dhe Smirnoff, pasi Tuna është imazh i brendit botëror të pijeve alkoolike, sikurse Madonna.

Ende nuk dihet sakt dita apo ora se kur do të publikohet klipi.

Lajme të ngjashme

Back to top button