Protesta kundër keqfunksionimit të shtetit

Në protestën e djeshme në Shkup, kundër dënimit me burg të përjetshëm të të akuzuarve në rastin e ashtuquajtur “Monstra”, morën pjesë mijëra qytetarë të cilët protestuan në mënyrë të qetë dhe dinjitoze.

Pas një rrebeshi shiu që zgjati shkurt, dita shfaqeshte me diell dhe në çarshinë e vjetër të Shkupit, shumë afër vendit ku mbaheshin protestat, shumë qytetarë po kryenin punët e përditshme dhe nuk dukeshin fare të shqetësuar nga protestat. Nga ana tjetër kordonët e policisë jepnin një përshtypje krejtësisht tjetër plot tension.

Tek protestuesit dominonin flamujt kombëtar shqiptar dhe dhjetëra transparentë me të cilët kryesisht kërkonin liri për të dënuarit, por kishte edhe të tillë që për këtë, si dhe për situatën e përgjithshme i konsideronin përgjegjëse dy partitë politike shqiptare  – BDI dhe PDSH. Në mesin e protestuesve kishte edhe figura të njohura si Ismet Ramadani, Ramadan Ramadani, Mersel Bilalli, Ziadin Sela, Kim Mehmeti, Nuri Seferi etj.

Fitova përshtypjen se në mesin e protestuesve kishte njerëz me preferenca të ndryshme politike. Aq më tepër për faktin se brohoritjeve kundër figurave partiake iu bashkëngjiteshin një numër shumë i vogël i protestuesve, për dallim kur për shembull brohoritej UÇK, UÇK. Mes tjerëve, turmës iu drejtua edhe Kryetari i Strugës  Ziadin Sela por protestuesit nuk kishin durim ta dëgjojnë deri në fund. Vlen të përmendet se në krah kishte gazetarin Musa Llamallari, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare doli haptas në anën e PDSH-së. Nga radhët e BDI-së nuk kishte prezent figura të njohura, që është normale duke pasur parasysh deklaratën e kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, ku ai këto protesta i cilësoi si tentim të disa kundërshtarëve politik për tu avancuar dhe promovuar.

Pra, duke i pasur parasysh të lartpërmendurat, nuk mund te mos kemi dilema sa i përket motivit të vërtetë të organizatorëve të protestave (nëse ka të tillë). Mirëpo, do të mundohem t’i radhis të gjitha faktet me qëllim që të nxjerrim konkluzion sa më të saktë.

Në protesta dolën mijëra qytetarë, nga shumë qytete si Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, etj. Ndoshta kishte edhe nga  shtete tjera si Kosova e Shqipëria.

  1.           Protestuan edhe figura nga estrada, politika, sporti, kultura etj.
  2.           Protesta u zhvillua nën flamurin kombëtar shqiptar.
  3.            Brohoritjet antipartiake injoroheshin nga një numër i madh i protestuesve (supozoj se ishin simpatizant partiak ose qytetar pa ngjyra partiake)
  4.            Ziadin Sela nuk arriti ta mbaroje fjalimin sepse u ndërpre nga brohoritjet e protestuesve – “UÇK, UÇK”.
  5.           Ali Ahmeti mendon se këto protesta janë në regji të kundërshtarëve të tij politik, edhe pse në protesta kishte edhe një numër të madh të simpatizantëve të BDI-së.

Domethënë, është evidente se ka tentime te përfitimit nga situata, nga ana e opozitës shqiptare, si nga PDSH-ja e Menduh Thaçit ashtu edhe nga PDSH-ja e Ziadin Selës, dhe se BDI këto protesta i konsideron me tepër anti-BDI, se sa  anti-gjykimit të të dënuarve ne rastin e ashtuquajtur “Monstra”.

Mirëpo, duke pasur parasysh se mijëra qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë të banuar me shqiptar dhe me preferenca të ndryshme partiake, në mesin e të cilëve kishte figura publike nga shumë sfera të jetës, te cilët me shumice absolute injoronin brohoritjet antipartiake dhe protestuan në mënyrë të qytetëruar nën flamurin kombëtar, bëhet më se e qartë se motivi kryesor për të protestuar është politika dezintegruese dhe diskriminuese e qeverive Gruevski që nga viti 2006.

Pra, pika që i bashkon të gjithë protestuesit është pakënaqësia nga funksionimi i shtetit, dhe jo pakënaqësia ndaj individëve ose partive politike, cilat do qofshin ata.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Fajtor per mosfunksionimin e shtetit eshte ore i nderuar, Partia qe eshte pjesmarres ne Pushtet dhe qe nuk din se si ta menaxhoj pushtetin dhe shume e shume gjera tjera qe e bene pushtetin!!!

  2. Nuk asnje Justifikim se partia qe eshte ne pushtet nuk ka pergjegjesi. KA EDHE ATE SHUME KA!?
    Se vet Alia tha se Bdi te gjitha punet i ka ba bashk me VMRO dhe ae cdo gje mban vulen e BDI.
    NE FUND TE SHKRIMIT UA KE FUT KOT E KOT.

  3. Tetova,si duket po te djeg ka PDSH-ja,prandaj nuk pajtohesh,dhe ndoshta mire e ka malesia,lexo mire

  4. Faleminderit Malsija ! Inshallah une se kam kuptu si duhet. Por ,sidoqoft eshte mendimi i Autorit.
    pershendetje

  5. Une e kam votuaar BDI sikurse shume bashkeqytetar te mi por duhet pas durim te presim edhe shtatorin qe e premtoj Ali A. dhe te shohim cka pas?
    Mirepo gati edhe pergjigjen e kemi prej perpara se pas shtatorit vjen tetori dhe keshtu me rradhe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Ky zotnia eshte djali i Abduraman Alitit(miku i ngusht i Kiro Gligorovit)motra e tij eshte Nora Aliti,deputete e BDI-se nga f.Zheline-Tetove,prandaj edhe po i perseriten fjalet vazhdimisht se protestat nuk jane kunder partive politike,mundohet ta shfajsoje BDI-ne sepse prindi i tije qe u dash te jape pergjegjesi para shqiptareve qe e perqafoi Gligorovin bashke me kushtetuten e tije antishqiptyare,vdiq vitin e kaluar si Ambasador i BDI-se ne Bulgari.prandaj lexues te nderuar saper informim,ky eshte djali i Abduraman Alitit,mik i ngushte i Ali Ametit,komunista qe ia pane hajrin maqedonise duke sakrifikuar popullin Shqiptare.

  7. nese eshte vertet djali i A.Aliti ateher duhet ta pranojm se zotria flitka drejt dhe pa bo dredhina edhepse motren e paska deputet te Bdi sepse un me sa e kuptoj ky po i sulmon politikat e te dy partive e vecmas Vmro,e sa per Abdruramanin pak ma ngadal,mos u gut se te del ni mal aq i madh sa qe shum prej nesh jemi tvegjli me kritiku e me kuptu

Back to top button