Tensionet nuk janë vetëm për Monstrën, por pakënaqësi e akumuluar

Vendimet drastike për të akuzuarit për rastin “Monstra” ishin shkak por jo arsyeja e vetme për manifestimin e pakënaqësisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu thekson analisti Mersim Maksuti, sipas të cilit skenat e ditëve të fundit nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë janë pasojë e pakënaqësive afatgjate. BDI-ja duhet reaguar sipas tij, që në mënryrë institucionale të përmirësojë statusin juridik të shqiptarëve të këtushëm.

“Nga përmasa që po e marrin gjithnjë e më shumë, nuk duket se është vetëm rasti Monstra, por shihet se ka një mllef më të madh, dhe një pakënaqësi më të madhe të akumuluar, me përmasa më të mëdha, që duket se rezulton nga gjendja e tyre dhe statusi i tyre i përgjithshëm politik dhe juridik në Maqedoni”, tha Mersim Maksuti, analist.

Analisti Vllado Dimovski nga ana tjetër vlerëson se tensionet ndëretnike janë vegël e politikës, për të mbuluar çështjet e tjera. Dimovski thekson se këto tensione deri tani janë kontrolluar mirë, por skenat e fundit në Shkup sipas tij treguan se nuk duhet bërë lojë me marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

“Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni prej disa vitesh janë tashmë të brishta. Gjithmonë janë vegël në duart e politikanëve dhe partive politike që t[i përdorin çdoherë kur t[ju interesojë atyre, dhe të nxisin tensione. Unë besoj se të gjitha tensionet ndëretnike janë të tilla, për këtë shkak nuk zgjasin më shumë se 1 ditë, 2 ditë ose 1 javë. Në situatë të tillë është më lehtë t’i nxisni marrëdhëniet ndëretnike dhe t’i fshihni gjërat e tjera që ndodhin në shtet, pra shpërqendroni vëmendjen e qytetarëve”, u shpreh Vllado Dimovski, analist.

Analistët vlerësojnë se sidoqoftë skenat e fundit në Shkup meritojnë vëmendje dhe analizë, e më pas hapa konkret, me qëllim që të shmanget mllefi i qytetarëve shqiptarë./ Alsat-M

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ka probleme shume siq jane:
    Probleme me buxhetin, inspektoreske, policore, gjyqesore,perfaqesim , vendimarrje , cdo here kur duhet te formohet qeveri e re duhet me ba pazarlleqe per te drejtat cka eshte ba banale.
    E NDIEJM VEHTEN SI LYPES DHE MESHIRKERKUES!!!
    HAMDI BAJRAMI KA MA TEPER RESPEKT SE SA NJE POLITIKAN I YNI!!!

  2. E vetmja rruge qe T’I largohemi Vazalitetit dhe te kthehet respekti dhe dinjiteti si dhe NA te kemi Vendimmarrje eshte KANTONIZIMI.

Back to top button