‘Rodriguez duhet të transferohet në Spanjë’

Ikona e Kolumbisë, Carlos Valderrama beson se bashkëkombasi i tij, James Rodriguez mund të luajë për ndonjë klub të madh pas paraqitjeve fantastike në Kupën e Botës.

Ylli i Monacos ka shkëlqyer në Kupën e Botës për Kolumbinë duke shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje dhe si pasojë e kësaj ai është kërkuar nga Real Madridi dhe Barcelona.

“Unë shpresoj se ai do të transferohet në Spanjë. Nuk ka koment në lidhje me atë që ai ka bërë në Kupën e Botës”.

“Ata që kanë pasur dyshime, tani e ka parë atë që ai mund të bëjë. Unë nuk kam pasur asnjë dyshim në lidhje me cilësitë e tij”, tha Valderrama për Marca.

Lajme të ngjashme

Back to top button