Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

Kjo është dieta e nutricionistes së njohur britanike Alison Stork, e cila është ndërtuar veçanërisht për uljen e masës së barkut për një periudhë të shkurtër: vetëm 3-ditore.

Kjo dietë ofron gamën e plotë të vitaminave dhe mineraleve. Nëpërmjet recetës të kuruar me kujdes, dieta rregullon nivelin e sasisë së yndyrave në organizëm, kryesisht në zonën e barkut. Ajo djeg të gjitha kaloritë ditore të marra nëpërmjet ushqimit ditor dhe për kaloritë shtesë të nevojshme, organizmi i merr nga “depozita” e kalorive që është dhjami i konservuar në trup.

Kjo dietë është e pasur në vlera ushqimore, prandaj dhe mund të përsëritet sa herë të keni dëshirë për rezultate më të mëdha, deri sa të realizoni rënien në peshë në masën e dëshiruar.

Dita e parë
Mëngjesi: Kornfleksa me qumësht (në të cilën janë të pranishme farat e kungullit, farat e lirit dhe farat e lulediellit).
Dreka: Supë me perime mikse dhe thjerrëza.
Zemra: Kos frutash (mundësisht të përgatitur vetë me fruta të freskëta).
Darka: Peshk salmon të pjekur në zgarë të shoqëruara me dy kokrra patate të ziera.

Dita e dytë
Mëngjesi: Një vezë e zier e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose bukë integrale).
Dreka: Sallatë me perime mikse dhe 1 kokërr patate e zier.
Zemra: Fruta sipas dëshirës dhe disa kokrra arra.
Darka: Fileto pule e pjekur në zgarë me oriz dhe perime.

Dita e tretë
Mëngjesi: Një tas me kos të shoqëruara me fruta të thata dhe një frut të freskët.
Dreka: Peshk (rekomandohet salmon ose sardele) të shoqëruara me sallatë jeshile dhe domate të pjekura në zgarë, si dhe një fetë buke (bukë e zezë ose bukë integrale).
Zemra: Një fetë buke me miell tërshëre dhe gjizë (në mungesë të bukës me tërshërë, rekomandohet një përshesh me kos dhe tërshërë).
Darka: Thjerrëza dhe perime të ziera.

Lajme të ngjashme

Back to top button