United dhe Reali shumë afër marrëveshjes për Di Maria

Manchester United dhe Real Madridi janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për të e transferuar argjentinasin Angel Di Maria në Manchester.

Argjentinasi sipas mediave ka arritur një marrëveshje personale me United, por Di Maria nga Real Madridi vlerësohet 56 milionë euro, ndërsa United do e fillojë ofertën e saj me 37 milionë euro.

Bisedimet priten të rifillojnë javën e ardhshme dhe pritet që këto bisedime të sjellin një përfundim pozitiv pë United, që do të thotë transferimin e tij në Manchester në javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button