Stërnipi i Ismaili Qemalit: Po vuajmë pasojat e 1913-ës

Situata e tensionuar në Maqedoni, që po mbretëron gjatë këtyre ditëve, jo që po ndjehet vetëm në Maqedoni, por në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporën shqiptare. Përveç reagime të ndryshme, që kanë ardhur me rastin “Monstra”, nga Shqipëria, e Kosova, reagime pati edhe nga Princ Leka dhe tash edhe nga stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Ismail Vlora, studiues, që jeton dhe vepron në Milano.

“Shpreh keqardhjen time në lidhje me situatën e tensionuar që është krijuar për shqiptarët që jetojnë në shtetin e Maqedonisë, rezultat i dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve, veprim që solli edhe një sërë protestash në disa qytete të Maqedonisë, të cilat po vazhdojnë akoma edhe sot. Fatkeqësisht kam parë se ndaj protestuesve u përdor edhe dhuna, veprim që dëshmon qëndrimin e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe dyshimin që procesi gjyqësor ndaj 6 shqiptarëve ka qenë nën ndikimin e politikës. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë dashur të krijojnë probleme në Ballkan, përkundrazi. Ata kanë kërkuar gjithmonë të jenë element ekuilibri. Këtë qëllim shqiptarët e kanë patur gjithmonë, edhe atëhere kur ekzistenca e tyre kombëtare është vënë në rrezik. Por duket se fatkeqësia që i ndodhi kombit shqiptar më 1913, duke u copëtuar nga të gjitha anët, vazhdon të ketë akoma edhe sot e kësaj dite pasoja të rënda. Unë dëshiroj që situata në Maqedoni të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë e të drejtë. Dëshiroj që BE-ja, ku vendet e Ballkanit synojnë të aderojnë, të jetë e vëmendshme karshi këtij fenomeni që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni, fenomen që ka për qëllim vënien në vend të drejtësisë për 6 shqiptarët e akuzuar. Njëkohësisht shpreh edhe solidaritetin tim me protestuesit paqësorë shqiptarë. BE-ja duhet të jetë e kujdesshme në këtë drejtim dhe klasa politike në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, duhet të reflektojë për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë e të drejtë kësaj situate dhe për të evituar rëndimin e mëtejshëm të saj”, u shpreh për “dialogplus” stërnipi i themeluesit të shtetit shqiptar.

Z. Vlora us hpreh i shqetësuar se po e ndjek situatën përmes mediave dhe shpreson, se do të vije momenti, që njëherë e përgjithmonë, në mënyrë paqësore të rregullohen problemet e shqiptarëve në vendin e tyre stërgjyshorë. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button