Jolie: Bota nuk e ndali vrasjen e mbi 8.000 njerëzve në Srebrenicë

Me rastin ceremonisë në qendrën përkujtimore Potoçari, ku varrosen rreth 175 mbetje mortore, të identifikuara së fundmi, është shprehur edhe aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, e cila ka thënë se me zemër është me familjet e viktimave.
“Dinjiteti dhe fuqia juaj janë ato që duhen admiruar. Me mendje jam me shumë boshnjakë dhe boshnjake, prindërit e të cilëve, vëllezërit dhe djemtë, janë vrarë në mënyrë brutale para 19 vitesh dhe mbetjet mortore të të cilëve ende nuk janë gjetur”.

“Gjenocidi i kryer në Srebrenicë asnjëherë nuk mund të fshihet dhe duhet të qëndrojë gjithmonë në ndërgjegjen tonë”.

“Bota nuk arriti ta ndalë vrasjen e mbi 8.000 meshkujve dhe fëmijëve të pafajshëm”.

“Në shenjë kujtimi për ta, por edhe për të mbijetuarit, jemi të detyruar që të angazhohemi për të vërtetën dhe t’i mundësojmë Bosnje e Hercegovinës që të arrijë stabilitetin e nevojshëm”, ka porositur aktorja. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button