LDK-ja do ta propozoj kryeparlamentarin

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që e drejta e nominimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit t’i jepep koalicionit LDK,AAK dhe Nisma, pasi që së bashku kanë fomuar grupinn më të madh parlamentar të përbërë nga 47 deputetë. këtë e ka bërë të ditur kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

“Ne e kryem një obligimkushtetues. Mbledhja konstituive e Kuvendit është caktuar nga presidentja për datën 17 korrik. Ne e bëm rendin e ditës sipas përgjegjësisë dhe kompetnecave që kishim.

Në kushtetutë në nenin 67 pika 1 dhe 2 është e përcaktuar qartë se grupi më imadh parlamentar e përcakton kryetarin. Neni 70 i Kushtetutës e njeh autoritetin dhe të drejtën në mënyrë të pavarur të deputetit për të marrë vendime.

Neni 20 i rregullores së Punës së Kuvendit e përcakton mënyrën se si formohen grupet, pra duhet të njoftohet kryetari i Kuvendit.

Ne e kemi grupin më të madh parlamentar të konfirmuar deri më tani me nënshkrime. Dhe ky konsiderohet grupi më i madh parlamentar”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button