7 arsye pse Gjermania do fitojë Kupën e Botës

Nëse jeni tifoz i Gjermanisë keni 7 arsye të ndjeheni gati për festën e madhe. Redaksia e Portalb.mk, ua sjell  7 arsyet se pse Gjermania do bëhet fituesja e Kupës së Botës.

1.Forma e lojtarëve gjermanë

Jo vetëm fitorja spektakulare 7:1 kundrejt vendasve të Brazilit, por edhe fitoret kundrejt Francës së Karim Benzemës, taktika kundrejt Portugalisë së Ronaldos, tregojnë qartë se një gjë të tillë Gjermania do e bëjë edhe kundrejt Argjentinës së Messit.

2. Rregulli 24 vjeçar
Ekipet që kanë fituar 4 ose më shumë tituj, Italia dhe Brazili, kanë pritur pikërisht 24 vjet nga titulli i tretë për te i katërti. Fitorja e fundit si kampion bote e Gjermanisë daton nga 8 korriku 1990 – pra 24 vjet më parë.

3. Eksperienca
Asnjë shtet tjetër nuk ka arritur të luajë aq ndeshje sa Gjermania. Me 105 lojët e saj, (65 fitore, 20 barazime, 20 humbje). Kjo tregon se edhe në finale mund të sjellë ogur të mirë.

4. Golat standard
Loja e 11 lojtarëve Gjermanë në Kupën e Botës ka treguar se momentalisht është si më e mira. 6 nga 17 golat e djemve gjermanë janë shënuar me një stil dhe vlerë të lartë.

5. Vendalinjtë
Ka një rregull të pashkruar në futboll, që shampioni bëhet ai që mund vendalinjtë. Kështu ka ndodhur në KB 1986 dhe KB 1990, kështu që s’ka arsye pse mos ndodhë edhe në KB 2014..

6. Penaltitë favorizojnë gjermanët
Jo vetëm që gjermanët në penalti janë treguar më potentë se ekipet tjera, por këtu ka edhe njërastësi tjetër. Në KB 1990, Argjentina fitoi gjysmë finalen me kapjen e dy penaltive nga portieri Argjentinas, njëlloj si në ndeshjen Argjentinë-Holandë. Fundi dihet, Argjentina humbi finalen në 1990 dhe s’ka pse të mos humbas edhe në 2014.

7. Bilanci
mes veti
Argjentina e Gjermania kanë luajtur 7 ndeshje mes veti në KB. Gjermania ka humbur vetëm një lojë, dy barazime dhe 4 fitore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button