Sot proteston Londra, Nju Jorku e Çikago…

Protesta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni duke kërkuar drejtësi dhe stopim të dhunës së vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni do të organizohen në disa qendra botërore.

Shqiptarët e Britanisë së Madhe kanë njoftuar se do të organizojnë protestë në mbështetje të vëllezërve të tyre në Shkup.

Protesta do të organizohet sot (e shtunë) më 12 korrik para ambasadës së Maqedonisë në Londër nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

“Ftoheni që të merrni pjesë në protestën para Ambasadës të Maqedonisë në Londër në lidhje me përkeqësimin e situatës të shqiptarëve në këtë shtet që ndodhi pas protestave në Shkup kundër dënimit me burg të perjetshëm të 6 shqiptarëve të cilët akuzohen për një krim pa fakte dhe që bazohet vetëm në akuza”, thuhet mes tjerash në njoftimin e shpërndarrë në rrjetet sociale, transmeton “Zhurnal”.

Organizatorët i kanë ftuar qytetarët shqiptarë që me vete të marrin flamuj kombëtar shqiptarë dhe të vishen “kuq e zi”. Ata apelojnë që protesta duhet të jetë dinjitoze dhe e civilizuar.

Protestë paqësore për shqiptarët e Shkupit gjatë ditës së shtunë më 12 korrik, do të mbahet në Çikago para konsullatës së Maqedonisë në ora 13:00 si dhe në Nju Jork para Misionit të Maqedonisë në OKB.

Lajme të ngjashme

Back to top button