Komente: Shqiptarët dëshmuan se protestat nuk janë radikale por kanë kërkesa

Analistët shqiptarë përgëzojnë protestat që u realizuan ditën e premte dhe thonë se ishin demokratike dhe të qeta.

Ata madje shtojnë se ishin shembull se si duhet të organizohet një protestë shqiptare dhe urojnë që edhe nëse mbahen protestat të ardhshme, ata të të jenë të njëjta, do të thotë të qeta dhe pa dhunë.

Afrim Gashi: Shqiptarët dëshmuan se mund të organizohen

Protestat e sotme ishim dinjitoze, masive dhe të qeta. Shqiptarët dëshmuan se mund të organizohen e të mos lejojnë të infiltrohen njerëz të cilët do t’i jepnin protestave kahje me elemente fetare dhe të nxitnin trazira e incidente. Me këto protesta u dëshmua se Maqedonia nuk guxon të vazhdojë t’i diskriminojë shqiptarët duke i burgosur me dënime të përjetshme përmes proceseve të montuara politikisht dhe u dëshmua se subjektet politike BDI dhe PDSH nuk janë me popullin por me Gruevskin.

Mersel Bilalli : Kemi një zgjim të rinise, e cila më nuk dëshiron të jetë shërbëtore e partiakeve

Protestat ishin të qeta dhe me qëndrime të qarta. Edhe pse ato ishin shume masovike, sikur kishin depërtua mesazhet nga shumë individ dhe struktura që ato domosdo të jenë të qeta dhe në fakt ashtu edhe ishin. Mendoj se kemi një zgjim të rinise, e cila më nuk dëshiron të jetë shërbëtore e partiakeve. E cila do barazi faktike dhe juridike, e cila u takon nga natyra dhe Zoti, e jo nga mëshira e pushtetarëve. Rini e cila nuk do që të jetë më pjesë e listave partiake për punësime e avancime jashtë çdo kriteri, ku njerëzit kushtëzohen në çfarëdo mënyre. Madje detyrohen që të shesin edhe dinjitetin e tyre. Nëse pushtetarët nuk i kuptojnë këta sinjale, ato së shpejti do të ndeshen edhe me forcën shumë më të madhe të popullit. Vështirë është që të kontrolloni një masë aq të madhe njerëzish. Tani protestuesit përveç rasteve të dënuara, shprehin revoltën e tyre edhe për shumë defekte tjera të sistemit.

Ramadan Ramadani: Pas protestave të qeta fokusi duhet të bie në sjelljen e policisë

Mendoj se duhet të vazhdojnë, ende më shumë duke u qartësuar kërkesat  dhe duke u përmisuar organizimi i tyre. Tani pasi sot protestat ishin të denja dhe të qeta tani fokusi duhet të bije mbi sjelljen restriktive të policisë.

Ismet Ramadani: Shqiptarët dëshmuan se protestat nuk janë radikale

Unë isha pjesëmarrës aktiv dhe i përgëzoj gjithë protestuesit që morën pjesë sepse kërkesat e tyre kësaj radhe ishin shumë të qarta, ata nuk pajtohen që të jetë Nikolla Gruveski edhe kryeministër edhe prokuror edhe gjithçka në këtë shtet. Faktori ndërkombëtar pa që këto protesta që po organizohen nga shqiptarët nuk janë radikale islamike, por po organizohen për pakënaqësitë ndaj politizimit të gjykatës dhe funksionimit të institucioneve shtetërore. Duhet të ndryshohen shumë gjëra na shumë sfera me qëllim që të kthehet besimi i shqiptarëve tek institucionet shtetërore.

Albert Musliu: Protestat ishin të qeta, mirë të organizuara

Unë protestat e ditës së premte i vlerësoj si protesta të qeta, mirë të organizuara, me të profiluara, protesta që kishin mesazhe më të qarta, me vetkontrollë më të mirë dhe pa incidente. /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. E vetmja menyre per ti rregulluar dhe evituar te gjitha problemet , eshte kantonizimi se perndryshe tane jeten do te jemi ne protesta !!! Eshte e deshmuar se partite Maqedone nuk u permbahen marrveshjeve dhe se çdo here i devijojn dhe i degjenerojm duke perdorur menyra koruptive!!!?

  2. Evetmja menyr eshte qeme keto protesta paqesore mendoj qjyqjy dot ti zgjithe problemet eshqiptareve te pafajshem ne Rm.

Back to top button