Van Gaal: Më mirë 7:1 se një humbje me penallti

Selektori i Holandës, Louis van Gaal thotë se më mirë është të humbni 7:1 njësoj sikurse Brazili nga Gjermania se sa me penallti, që e eliminuan ekipin e tij në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

Selektori i Holandës, Louis van Gaal ka thënë se preferon të humb 7:1 njësoj sikurse Brazili nga Gjermania, se sa me penallti siç pësoi skuadra e tij nga Argjentina në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

“Ekipi është i pikëlluar, shumë i pikëlluar, u shua një ëndërr e madhe”, deklaroi Van Gaal në konferencë për media para ballafaqimit me Brazilin, të vlefshëm për pozitën e tretë, të shtunën.

“E kemi ditur se nuk jemi skuadra më e mirë në mot të nxehtë, është vështirë të merrni frymë. Objektivi ynë ishte pozita e parë, të gjithë ndihemi keq. Të humbim ashtu, me penallti, ishte e tmerrshme. Më mirë të humbni 7:1”, u shpreh ai. /Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button