Zvicra protestoi për Shkupin: Edhe ne jemi me ju!

Qindra mërgimtarë shqiptarë protestuan edhe në Cyrih në përkrahje të protestave në Shkup për t`i thënë stop diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve.

Protestuesit protestuan në pjesën qendrore të qytetit, me pankartat dhe sloganet “Edhe ne jemi me Shkupin!”, “Zgjohu, koha nuk pret!”, “Iliridë e Dardani, krejt është Shqipëri!”, etj.

“Nga ky vend demokratik kërkojmë që të ndalet dhuna ndaj shqiptarëve në Iliridë, padrejtësitë e mëdha që u bëhen atyre, me të vetmin faj, nëse e shohin se është faj, se jemi shqiptarë. Ne nuk kemi kah të shkojmë, ato toka janë shqiptare dhe nuk i lëshojmë lehtë ato. Ju falënderoj shumë të nderuar për përkrahjen tuaj. Protesta jonë ka për qëllim solidarizimin me të gjithë shqiptarët që janë të diskriminuar në Maqedoni. Ne jemi këtu për t’i treguar botës demokratike dhe Zvicrës se ne jemi protestues të qetë dhe se i kërkojmë të drejtat tona. Ata vëllezër që janë burgosur të lirohen sa më shpejt, sepse nuk kanë fakte. Shteti, i cili dita-ditës po bën diktaturë, duhet ta dijë se nuk mund të ekzistojë pa shqiptarë”, theksoi Gadar Muharremi, njëri nga organizatorët e protestës.
Zvicra proteston per Shkupin

Në këtë protestë morën pjesë mërgimtarë nga disa qytete të Zvicrës. /Ina

Lajme të ngjashme

Back to top button