Ja si u morën vesh në Bruksel për barrikadën në Mitrovicë

Garanton se do të hiqet barrikada e ashtuquajtur ‘Parku i Paqes’ mbi urën e lumit Ibër, e data për këtë do të mësohet më 22 korrik, kur sipas saj, do të krijohet një plan konkret me afat për pastrimin e urës nga pengesat.

Kështu ka deklaruar Edita Tahiri për RTK-në, pas takimit që ka pasur në Bruksel, njëjtë sikur që kanë pasur edhe pala serbe, por jo në një takim të përbashkët të të trija palëve.

Megjithëse nuk kanë arritur marrëveshje për heqje të barikadës, thotë se kanë krijuar një moratorium i cili ndalon punime të reja atje. Madje thotë se ua ka bërë me dije edhe BE-së se në rast se bëhen ndërtime të reja, sipas saj, Kosova do të merr masa.

Tahiri thotë se nuk u arrit asnjë marrëveshje ngase Serbia ishte e papërgatitur.

Ajo thotë se sërish do të takohen më 22 korrik, e deri atëherë do të ketë një moratorium që të mos ketë zhvillimi tjera destruktive, derisa nuk takohen palët për të krijuar një plan, plan ky që parasheh heqjen e barrikadës.

“Vazhdimisht problemi është tek Serbia e cila edhe sot kishte ardhur e papërgatitur ku kishte ardhur vetëm një per son e jo një delegacion që dukej se kanë ardhur për të punuar. Duke mos qenë serioz ky delegacion sot, ata ndoshta ende kanë në mendje këto destruksione që fatkeqësisht nuk i heqin por unë ja bëra me dije z. Gjentilini vazhdimisht që BE-ja duhet të angazhohet më shumë,. E para ja shtrova pyetjen se cila ishte arsyeja që Serbia e hoqi barrikadën dhe vuri këto tjerat përderisa është dashtë të bëhet me një koordinim të tri palëve ngase ka qenë pjesë e marrëveshjes së Brukselit”, thotë Tahiri.

Tahiri tha se për në kuadër të Ligjit për Planifikim Hapësinorë hyn heqja e barrikadave dhe heqja e parqeve në mënyrë të kundërligjshme, me plotë vendosmëri tha se do të hiqet i ashtuquajturi ‘Park i Paqes’.
“Ju garantojë se gjithçka do shkojë sipas Ligjeve të Kosovës, do të hiqet i ashtuquajturi ‘Park i Paqes’ dhe çdo gjë tjetër që është ndërtuar kundër ligjeve dhe ura mbi Ibër do të jetë r rugë nacionale. Këto janë masat tona. Inspektorët po vëzhgojnë këtë ua bëmë me dije BE-së, i japim shanse dialogut por nëse hetojmë ndërtime të reja menjëherë do të ndalen”, tha ajo.

Tahiri tha se me 22 korrik do ndërtojnë plan konkret me afate për të pastruar urën nga pengesat.

Ndërkohë në njoftimin e dërguar nga BE-ja pas këtij takimi thuhet se dy palët janë takuar më 11 Korrik në Bruksel me ftesë të Përfaqësueses së Lartë dhe kanë diskutuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me urën e Mitrovicës, pas tensioneve të fundit atje.

“Ata janë pajtuar që të formojnë një grup punues për këtë qëllim. Grupi punues do të takohet më 22 korrik në Bruksel. Ne kërkojmë nga të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim mbi dhe afër urës kryesore në Mitrovicë pa ndonjë marrëveshje paraprake”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, BE-ja ka mbajtur takim me të dyja palët, por tre shja nuk akne pasur takim të përbashkët./kp/

Lajme të ngjashme

Back to top button