fbpx

Assad lavdëron revoltën kundër presidentit Mursi

Kreu i regjimit sirian, Bashar Al Asad vlerësoi protestat në Egjiptit kundër liderit të tyre, Muhamed Mursi, dhe tha se përmbysja e tij nga ushtria do të thotë fundi i “islamit politik”.

Presidenti Bashar Assad, i cili është duke shkelur një revoltë kundër sundimit të tij shypës, tha se egjiptianët kanë zbuluar “gënjeshtrat” e Vëllazërisë Myslimane.

Ai foli në një intervistë për gazetën shtetërore Al-Thavra.

“Ajo që po ndodh në Egjipt është rënia e të ashtuquajturit Islami politik,” tha Assad. “Ky është fati i atyre që përpiqet të përdorin fenë për interesa politike.”

Asad po përballet me një kryengritje mbarëpopullore, dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke e quajtur revoltën si një komplot ndërkombëtar nga grupet si Vëllazëria Muslimane siriane, një degë e grupit egjiptian të cilit i takon Mursi. Deri tani si pasojë e sulmeve të vazhdueshme mbi myslimanët sirian, kanë humbur jetën mbi 100.000 persona, shumë prej tyre civil të pambrojtur.

Muajin e kaluar Mursi ka njoftuar se ai u prish lidhjet me Damaskun, dhe mbyllë ambasadën e vet në kryeqytetin sirian.

Babai i Asadit, Hafez Asad, kishte shtypur një revoltë të udhëhequr nga Vëllazëria myslimane në qytetin verior të Hamas në vitin 1982. Forcat siriane, të udhëhequr nga vëllai i presidentit dhe forcat speciale nga sekti alevit, kanë vrarë rreth 40.000 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button