OKB: Dyshime për legjitimitetin e ofensivës izraelite

Komisionarja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka shprehur dyshime serioze për legjitimitetin e ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe ka kërkuar nga të dy palët që t’i ndalin luftimet.

Zonja Pillay tha sot se, sipas së drejtës ndërkombëtare, Izraeli duhet të ndërmarrë masa për të qenë i sigurt se sulmet janë proporcionale, të bëjë ndarje ndërmjet caqeve ushtarake dhe civilëve dhe t’i evitoj viktimat civile.

Navi Pillay tha se raportet për viktimat civile nga sulmet nëpër shëtpi, i ngrisin dyshimet se Izraeli nuk po i respekton këto rregulla.

Ajo, poashtu, i ka bërë thirrje Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze në Rripin e Gazës, që t’i ndalin sulmet me raketa nga hapësirat e banuara dendur me popullatë apo të mos vendosin pajisje ushtarake në këto hapësira.

Sot, për të katërtën ditë me radhë ka vazhduar ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës, me sulme nga ajri dhe deti, ndërsa Hamasi ka hedhur më tepër raketa thellë në territorin e Izraelut.

Së paku 100 palestinezë, shumica  prej tyre civilë, janë vrarë gjatë këtyre sulmeve./REL

Lajme të ngjashme

Back to top button