Stefan Fyle: Koha që BE të marrë më seriozisht zgjerimin

Në takimin e organizuar në Dubrovnik, me rastin e “Forumit të Kroacisë”, shefi i zgjerimit të BE-së, Stefan Fyle ka dhënë deklarata inkurajuese për Ballkanin perëndimor. Ai ka thënë, “ procesi i zgjerimit të BE-së është mekanizmi më i suksesshëm dhe së është koha që BE-ja të punojë më fort në këtë drejtim.”

Ai po ashtu theksoi se zgjerimi i Evropës nuk duhet të shikohet si problem, por si pjesë e zgjidhjes, si dhe pranoi faktin që pas krizës financiare, plani i zgjerimit për një kohë të shkurtër kaloi në plan të dytë, por që së shpejti do duhet të rikthehet si prioritet.

Në “Forumin e Kroacisë” ishin të pranishëm 15 udhëheqës diplomatik, nga vendet e Ballkanit perëndimor, BE-së, si dhe vende të tjera të lindjes. Po ashtu kishte edhe përfaqësues nga SHBA, Rusia, Kina, Japonia dhe Zelanda e Re, si dhe numër të madh të gazetarëve dhe analistëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button