Ligjet për Gjykatat, mblidhet grupi punues

Sot u realizua takimi i parë i grupit punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari informoi anëtarët e grupit të punës për kahet e ndryshimeve të të dy ligjeve të lartpërmendura si dhe për afatet kohore që duhet të përfundojnëkëto aktivitete, si dhe për rezultatet që priten nga vendosjen e këtyrerisive në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të cilat janë të përfshira në standardet ndërkombëtare në këtë fushë.

Ministri i Drejtësisë Jashari gjithashtu përmendi edhe Propozimin për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në të vend të rëndësishëm kanë ndryshimet e propozuara në fushën e gjyqësorit, siç janë ndryshimi i përbërjes të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, ridefinimi i dispozitave për vendosje sipas ankesavembi vendimet e Këshillit Gjyqësor për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve dhe zbatimin e institutit ankesë kushtetuese.

Pas miratimit të amendamenteve kushtetuese do të vijojë funksionalizimi I tyre në ligjin për Gjykatat dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë. Kjo njehërit është detyrë e këtij grupi punues.

Lajme të ngjashme

Back to top button