Paraburgim 30 ditorë për protestuesit e 4 korrikut

Paraburgim 30 ditorë për personat të cilët morën pjesë në protestat e 4 korrikut në Shkup. Sipas Prokurorisë, grupi prej 8 personave ishin pjesë e protestuesve dhe të njëjtit kanë bërë demolimin e objektit të gjyqit dhe kanë lënduar disa pjesëtarë të policisë.

Kodi penal parasheh burgim prej 3 muaj deri në 5 vite, për pjesëmarrje në turmë, pengesë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe demolim të objekteve.

Në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkup 1, thuhet se gjatë ditëve në vijim, pritet që të mbahet edhe seanca kryesore për përmbylljen rastit, për të cilën do të informohet edhe publiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button