Protesta edhe në Tiranë, “Shkupi zemra e Shqipërisë”

Paralel me protestën në Shkup ku qindra shqiptarë kanë dalë në rrugë kundër vendimit të gjykatës për çështjen “Monstra”, Aleanca Kuq e Zi është zhvilluar protestë para ambasadës Maqedonase në Tiranë.

Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu theksoi se shqiptarët janë nën pushtimin maqedonas dhe se partitë politike duhet të bashkohen në një pakt kombëtar. Ai e cilësoi kryeministrin Gruevski monstër të shqiptarëve dhe kërkoi që të dorëhiqet. Ai u shpreh se liderët shqiptarë e tradhtuan popullin.

“Maqedonia nuk mund ti mbajë me dhunë shqiptarët e Maqedonisë. Policia serbe duhet të largohet nga Maqedonia ose duhet të ketë reciprocitet. Ashtu si serbët sot kontrollojnë dhe mbrojnë maqedonasit, ashtu edhe policisë shqiptare duhet ti lindë e drejta të mbrojë shqiptarët. S’mund të ketë integrim të shqiptarëve në rajon pa një bashkim kombëtar. Ali Ahmeti, lër karrigen dhe largohu! Turp për ty, ti nuk meritove votën e shqiptarëve. Largohu nga ajo qeverisje mos e mbaj monstrën Gruevski në pushtet.”- u shpreh Spahiu.

Më tej ai kërkoi lirimin e të burgosurve politik. Spahiu u bëri apel protestuesve të heqin flamujt partiak dhe të mbajnë në dorë vetëm flamurin shqiptar. “Lironi të burgosurit politik ata janë të pafajshëm. Shqiptarët janë kombi më tolerant ndaj në emër të gjithë forcave politike kemi një mesazh për të gjithë tubuesit mbani vetëm një slogan; “Shkupi djepi i shqiptarizmit”. Hiqni flamujt e partive politike dhe mbani vetëm flamurin shqiptar. Është shekulli i shqiptarëve. Ky shekull duhet të na gjejë bashke. Shkupi zemra e Shqipërisë”- u shpreh Spahiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button