Kupa e Botës: 16 vjeçari argjentinas vdes nga infarkti

Prej emocioneve të mëdha të gjuajtjes së 11 metërshave mes Argjentinës e Holandës, një 16 vjeçar argjentinas ka ndërruar jetë.

Të pranishmit thonë se adoleshenti, pas mbrojtjes së penaltisë së parë nga Argjentina, ra nga karrikja pa emocione, ku më pas, në spital është verifikuar se ka vdekur nga infarkti, njofton Portalb.

Rastet e vdekje të tilla nuk janë të ralla. Po për këtë lojë, ka vdekur edhe një 45 vjeçar, kur pa se Argjentina u bë pjesë e finales, si dhe për lojën Brazil-Gjermani, 5 braziliane pësuan infarkt, ku njërit i kushtoi edhe jetën. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button