fbpx

Ohër, padi qytetarit, i shkeli me veturë policit shputën e këmbës

Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal, ndaj 45 vjeçarit K.M. nga ky qytet, nën akuzën e sulmit ndaj personit zyrtar.

K.M. sipas policisë, dje rreth orës 1 në hyrje të kompleksit, të manastirit të Shën Naumit,  i ka shkelur  shputën e këmbës së djathtë me veturën e  tij të tipit BMW, policit i cili  e ka orientuar se ku do të parkohet.

Ai nuk i është bindur vërejtjes së personit zyrtar për parkimin e automjeti të tij jashtë kompleksit të Manastirit të “Shën Naumi”-t, por në kërkesën e tretë të policit që t’i bindet këtij urdhri,   e ka nisur me shpejtësi atë dhe e ka shkelur në shputën e djathtë të këmbës.

Polici i lënduar është dërguar për mjekim në Spitalin e traumatologjisë dhe ortopedisë “Shën Erazmo”, në Ohër, ku i është dhënë ndihma  e parë mjekësore

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close