Erjon Braçe thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Rrini të qetë dhe mos u provokoni

Deputeti socialist dhe njëri ndër zërat më të fuqishëm të socialistëve shqiptar, ka reagur me një status të tij në facebook, për protestat e sotshme në Shkup. Ai shkruan, “liria, barazia, drejtësia, perfshirja, solidariteti janë vlerat tuaja e se për këto vlera jeni aty” si dhe të “mos provokohemi dhe të protestojmë shqip, njofton Portalb.mk

Më poshtë redaksia e Portalb ua sjell të plotë reagimin e tij në Facebook:

Per te gjithe shqiptaret, miq e te panjohur, qe sot do te protestojne ne Shkup, kam vec nje lutje:

RRINI TE QETE!!
PROTESTONI NE SHQIP!!

Bejeni si cdo evropian tjeter, paqesisht e te vendosur, te qarte e kembengules!!

Tregojini kujtdo se liria, barazia, drejtesia, perfshirja, solidariteti jane vlerat tuaja e se per keto vlera jeni aty!!

Mos u provokoni!!

KJO DO TE JETE FUQIA E FITORJA JUAJ!!

Cdo gje tjeter, cdo akt dhune eshte i papranueshem!!

Lajme të ngjashme

Back to top button