fbpx

Shqipëria edhe më mirë, Maqedonia kur më keq

Ekipi i reprezentacionit të Maqedonisë po vazhdon të shënojë rënie në radhitjen e FIFAS, tani është më poshtë për 14 vendeve në krahasim me muajin e kaluar.
Në listën e publikuar sot Maqedonia është në pozitë e 92-të me 395 pikë, ndërsa në qershor ishte e 78-ta me 460 pikë.

Nga ana tjetër kombëtarja e Shqipërisë pas paraqitjeve të mira, ka vazhduar të ngjitet lartë në listën e FIFA-s, duke arritur pozitën më të mirë në histori. Tani kombëtarja kuqezi është e 37-ta me 689 pikë, kurse në qershor ishte e 38-ta. Shqipëria ka lënë pas vete kombëtare që kanë shënuar shumë suksese në të kaluarën, siç janë Turqia, Bullgaria, Serbia, Sllovenia e shumë kombëtare të tjera.

Në listën e FIFA-s vazhdon të prijë Spanja me pikë, e ndjekur nga Gjermania, e treta është Kolumbia, ndërsa më pas vijnë Argjentina, Holanda, Italia, Portugalia, Kroacia, Brazili dhe listën e 10 të parëve e mbyllë Belgjika. 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close