fbpx

Shkup, protestë e qetë kundër rasteve të montuara politike (FOTO+VIDEO)

Shqiptarët e Shkupit sot protestuan denjësisht kundër rasteve të montuara politike dhe gjyqësore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Shkak i protestës gjithashtu është dënimi i fundit me burg të përjetshëm i 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” për të cilët protestuesit mendojnë se janë pafajësisht të dënuar. Nuk kishte asnjë eskalim , më poshtë lexoni kronologjinë e protestave:

15:15 Protesta e sotme ne Shkup ka përfunduar me largimin e protestuesve nga qendra “Mavrovasja” si dhe largimin e kordonin policor dhe mjeteve të blinduara policore të cilët nuk lejuan lëvizjen e protestuesve para Gjykatës së Shkupit.

Rruga kryesore, ku deri pak çastesh qëndronin një grup të rinjsh dhe policia tani më është liruar dhe komunikacioni zhvillohet normalisht.

Kjo protestë ishte e qetë  pa dhunë dhe protestuesit largohen me përshtypjen e një proteste suksesshme.

15:00 Në apel shtrohen edhe kërkesat e protestuesve ku thuhet: “Duke konsideruar se bijtë tanë janë krejt të pafajshëm dhe se procesi është krejtësisht i montuar, duke gjykuar njërës që nuk kanë kurrfarë lidhje me vrasjen e pesëfishtë para dy viteve, kërkojmë:”
1.Shpalljen e tyre të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre.
2.Shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit “Monstra” dhe ndjekjen e tyre penale për keq përdorimin të detyrës zyrtare.
3.Dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme , për shkak të shkeljes së detyrës zyrtare.
4.Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve në Shkup dhe Tetovë.
Ky apel u drejtohet edhe partive shqiptare që në këto momente të jenë me popullin e tyre, e jo me ata që diskriminojnë popullin shqiptarë në Maqedoni.

“Na kanë diskriminuar, na kanë bërë padrejtësi. Ata na kanë nxitur të protestojmë në këtë mënyrë. Prandaj po protestojmë bashkë me bashkëqytetarët, dhe jemi mirënjohës që po na japin gajret. Ne do të vazhdojmë të protestojmë për të drejtat tona, sepse nuk na ngel gjë pos rrugës”, u shpreh Bedri Ajdari, familjar.

20140711_144724

20140711_144516

20140711_144433

20140711_144157

20140711_144124

14:40 Pa dhunë dhe pa  thirrje nacionaliste, por në pritje të qetë për të shprehur revoltën e tyre para gjykatës,  një pjesë e protestuesve ka filluar të kthehet, nga vendi ku ishin të bllokuar nga kordoni policor, por një pjesë tjetër e protestuesve ende qëndron aty. Policia nuk lejoi lëvizjen e tyre drejtë Gjykatës së Shkupit.

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

9a

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

14:20 Në qiellin e Shkupit dëgjohet dhe shihet një aeroplan, me gjasa i Armatës së Maqedonisë që vëzhgon protestuesit.

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

Prortesta 11 korik

14:14 Kordoni policor, ka ndaluar qytetarët tek qendra tregtare, “Mavrovka” dhe nuk lejon lëvizjen e tyre më tutje.

Qytetarët duan që protestojnë pranë Gjykatës së Shkupit, por për momentin e kanë të pamundur këtë, për shkak të përqendrimit të forcave të mëdha policore që nuk lejojnë lëvizjen e tyre me tutje.

Prtoesta 12 korik

14:00 Protesta bëhet më masovike te “Bit Pazari, ku janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë të tjerë, krahas thirrjeve për drejtësi dhe ndalim te rasteve të montuara po dëgjohen edhe brohoritjet, “Ali tradhtari”.Protesta 11Korik3

Protesta 11Korik

13:38  Qindra protestues të tubuar para xhamisë “Jahja Pasha, në Shkup,  janë nisur rrugës për te gjykata. Anësh rrugëve, sipas gazetarit të Portalb, presin edhe qytetarë të tjerë që duan ti bashkëngjiten protestës.

Nisja nga Xhamia “Jahja Pasha”, u shoqërua me thirrjet “UÇK”, “Duam Liri”, ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrime, “Stop rasteve të montuara politike”, “Radishani”, “Sopoti”, “Monstra”, “Brodeci”.

Protestat

Protestat

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ismet Ramadani ,Mersel Bilalli ,keta qe bajshin bie per Abdurrahman Alitin ( qe e devijoj kushtetuten, asokohe), pastaj banin bie edhe per Ali Ahmetin dhe kete te fundit e keshillojshin nonstop se di duhet te veproj dhe shume muhabete tjera, tane kohen vetem kunder nje partie PDSH. Tani po i shofim ne saf te pare te protestes. Interesant si eshte e mundur qe keta persona te mund te futen ne cdo mexhlis!!! Keta qe kane mik shpie Cervenkovskin!!!
    Ok. E drejta e tyre ti bashkangjiten nje proteste fisnike, por dua te them se analizat e tyre qe i jepnin tane kohen u deshtuan me cka vij ne perfundim se jan harxhuar ma.

  2. Ismeti dhe Merseli a dasht Bdi ta keshillojn si ti kundervihen Gruevskit dhe si ta realizojn agenden e tyre programore .E jo vetem se si te vijne deri te vota . Aktivizimi i tyre ne Bdi ishte vetem kur ishin zgjedhje!!!?

Back to top button