19 vjet nga Gjenocidi në Srebrenicë 

Ka ndodhë në 11-13 korrik të viti 1995 dhe nënkuptohet vrasje massive e planifikuar e një numri të madh të meshkujve dhe fëmijëve nga 12 deri 77 vjet të boshnjakëve-muslimanë.

Gjenocidi ka ndodhë në regjionin e Srebrenicës të cilën e kanë kryer ushtria e Republikës Serbe nën komandën e Ratko Mladiqit dhe formacionit ushtarak “Škorpioni”, nën kontrollën e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë. Kjo ngjarje shënon një nga masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë në të cilën janë vrarë 8 372 Burra Musliman, njofton Portalb.mk.

Msakra llogaritët të jëtë një nga ngjarjet më macabre në historinë më të re të Evropës. Gjygji Ndërkombëtar i Hagës ka marrë vendim që masakra e Srebrenicës të kaulifikohet si gjenocid.

Holanda dhe OKB janë akuzuar për neglizhencë në këtë situatë, të cilët, nuk mundën ta ndalojnë apo sëpaku ta zbehin krimin e llahtarshëm.

Sot Srebrenica është gati e pastruar etnikisht, pasi aty jetojnë 3-5% muslimanë shumica gra në kërkim të të afërmve. Një pjesë e madhe e viktimave nuk janë gjetur akoma. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button