Loja etnike dhe migrimi bllokojnë regjistrimin

Regjistrimi është demokraci, e jo vetëm statistikëKjo është motoja e fushatës së sektorit  joqeveritar, i cili përmes një fushate në qytete të ndryshme dëshiron të bind pushtetin se regjistrimi i popullsisë është i domosdoshëm si operacion statistikor për planifikim ekonomik dhe shoqëror.

Qeveria s’ka vullnet  politik  për organizimin e regjistrimit

Nismën për organizimin e regjistrimit e ndërmori  Organizata Joqeveritare ‘Infoqendra’.Biljana Bejkova  drejtore ekzekutive e kësaj organizate bëri thirrje që regjistrimi të mos ketë synim parësor numërimin etnik të qytetarëve.

Sipas Bejkovës regjistrimi nuk duhet të mbetet  peng i politikës, për shkak të së cilës dështoi regjistrimi i vitit 2011. “Jemi të vetëdijshëm se pa konsensus politik në pushtet, nuk do të organizohet regjistrimi. Regjistrimi nuk është as pjesë e qeverisë së re. Është e dukshme se asnjë partner në pushtet, nuk dëshiron që regjistrimi të realizohet. Nga ana tjetër këtë operacion statistikor e shëndërruan në numërim etnik të popullsisë”.

“ Nga njëra anë e politizuan këtë operacion statistikor, ndërsa nga ana tjetër i shmangen të njëjtit sepse realiteti i numrave me siguri nuk do tu konvenojë politikave të tyre”, vlerësoi  Bejkova.

Lulzim Haziri, drejtor programesh në ‘Asociacionin për Iniciativa Demokratike’ (ADI)  thotë  se në Maqedoni, regjistrimi i popullsisë nuk është çështje statistikore, zhvillimore apo analitike, por është një çështje e ndjeshme politike e cila do të nxis tensione, sa herë që të përmendet dhe sa herë që të realizohet, nga shkaku se numrat përdoren për tu krijuar tabore.

Kaq jemi ne, kaq jeni ju! Ne forcohemi, ju dobësoheni! Nisur nga ky qëndrim konfliktuoz dhe nga brishtësia e koalicioneve qeverisëse të bazuara në ruajtjen e këtyre koalicioneve për interesa partiake, regjistrimi i popullsisë përherë do të jetë një detyrim nga jashtë, se sa nevojë nga brenda. Po të kishte vullnet politik qeveria e deritashme ka mundur që ta zbatoje atë pas dështimit të vitit 2011”, spikati Haziri.

 Përderisa nuk bëhen transparente shkaqet që ndërprenë  zbatimin e tij, dhe nuk arrihet pajtueshmëri për tejkalimin e tyre, deri atëherë do të jetë në pikëpyetje mbajtja e tij!”, tha Haziri.

Në fushatën “Regjistrimi të bëhet tani” është përfshirë edhe  Qendra Maqedonase për Edukim Evropian (QMEE)Lupço Petkovski nga kjo organizatë vlerësoi  se është e dukshme se nuk ka vullnet politik për organizimin e regjistrimit pasi në buxhetin për vitin 2014 nuk është bërë planifikim për shpenzimet rreth regjistrimit, ndërsa politika nuk paralajmëron se mund të vijë deri te mbajtja e tij. “Çmim më të lartë shoqëror paguajmë nëse regjistrimi nuk mbahet. Regjistrimi nevojitet që të mos vijmë në situatën sikur që ka ndodhur. Janë dërguar mjekë mobilë në fshatrat, ku nuk ka banorë, ndërsa në anën tjetër nuk ka mjekë në fshatra që kanë nevojë për mjekë të këtillë”, nënvizoi  Petkovski.

Cilat mund të jenë shkaqet e mundshme që motivojnë qeverinë të shtyjë regjistrimin?

Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë dhe njëri  ndër shtetet e pakta në botë që nuk ka realizuar regjistriminBiljana Bejkova  shtoi se në këtë mënyrë bëhemi  të pakrahasueshëm dhe jokompatibil me botën dhe proceset globale.

Edhe më keq politikat në të gjitha sferat shoqërore  janë  jorelevante dhe më këtë edhe të pasuksesshme. Pa të dhëna të sakta dhe reale nuk mund të planifikohen politika të mira dhe  efikase në zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi, mbrojtjen sociale, bujqësi, infrastrukturë etj”, analizoi  BejkovaSipas saj pa regjistrim nuk do të ketë edhe listë relevante zgjedhore. Nga 2.2 milion banorë sa numëron  Maqedonia sipas regjistrimit të fundit, rreth 1, 8 milion paraqiten votues.

Përderisa  Bejkova  vlerësoi  se nuk ka dyshim se Maqedonia  ka kapacitet për regjistrim, Lulzim Haziri nga organizata ADI  theksoi  se përveç  lojës politike me numrat etnikë, edhe mungesa e kapaciteteve administrative  mund  të jenë dy nga shkaqet kryesore për prolongimin e regjistrimit.

Sipas tij, pas vitit 2002, administrata shtetërore është e stërmbushur me kuadro partiake të cilat duket se nuk mund ta mbajnë në shpatulla një barrë kaq të rëndë administrative.

S’ka si të mos ndikojë në prolongim edhe harxhimi  joracional i buxhetit të shtetit në zgjedhje të shpeshta, projektin “Shkupi 2014”, subvencionet për ta mbajtur elektoratin, duke pasur parasysh koston e lartë të realizimit të regjistrimit”.

“ Por, mbi  të gjitha, shkaku kryesor besoj se është mungesa e besimit të ndërsjellë mes maqedonasve dhe shqiptarëve në drejtim të funksionimit të shtetit”, komentoi  Haziri.

Ndërsa Lupço Petkovski  nga  QMME  mendon se regjistrimi dështoi përshkak të mosbesimit politik dhe etnik në koalicionin qeveritar, sepse në regjistrimin e pasuksesshëm në tetorin e vitit  2011 pati edhe interpretime të ndryshme se disa shifra kanë qenë të çuditshme.

Cilat do qofshin shkaqet, ato nuk janë të pakapërcyeshme dhe nuk duhet të arrijmë deri te situata kur Maqedonia së bashku me  Somalinë dhe disa vende tjera, janë të vetmet që në të cilat nuk është organizuar regjistrimi”, theksoi  Petkovski.

Frikësim  nga të dhënat frapante të migrimit masiv

Ndërsa ekspertja e çështjeve sociale, Afërdita  Haxhijahja  Imeri  tha se njëri nder shkaqet e anulimit të këtij operacioni , është edhe fakti  që një numër i madh i të rinjve ‘ikin’ jashtë vendit.

Arsye e prolongimit të regjistrimit (konvencional) janë edhe supozimet se kemi të bëjmë me një përqindje të lartë të shpërnguljeve jashtë shtetit si në korpusin e qytetarëve me etnicitet maqedonas e poashtu edhe në korpusin e atyre me përkatësi  etnike shqiptare”, tha  Imeri.

Vetëm fakti se Banka Botërore vërteton se nga Maqedonia janë shpërngulur rreth  400 mijë  qytetarë, ndërsa EUROSTATI  se 230 mijë qytetarë maqedonas tanimë kanë rregulluar qëndrimi në ndonjërën nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, tregon qartë se pushteti  nuk është I gatshëm që të dimë gjendjen reale në teren”, thotë  Bejkova.

Në shtyrjen e regjistrimit ndikon edhe migrimi i  vazhdueshëm legal dhe  ilegal i popullatës nga vendi, kryesisht i asaj shqiptare, por tash së fundi edhe e asaj maqedonase, si dhe një numër i konsiderueshëm e bashkësisë etnike rome e cila nuk posedon dokumente identifikimi. Besoj se ky është një nga shkaqet, por jo më i rëndësishmi! Edhe raportet e rregullta të Entit statistikor rreth natalitetit dhe mortalitetit të pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike janë një indikatorë i rëndësishëm që shtyjnë politikën që ta “harrojë” regjistrimin!”, tha Lulzim Haziri nga organizata ADI.

Petkovski  nga (QMEE) përmendi  se migrimi është shkak për shtyrjen e regjistrimit, pasi të dhënat do të ishin shumë të disfavorshme për pushtetin.

Por nëse organizohet regjistrimi do të mund të formulohen politika të cilat do të mund të pengonin migrimin përkatësisht do tu mundësonin të rinjve në mënyrë dinjitoze ta shohin ardhmërinë pikërisht në Maqedoni”, deklaroi Petkovski.

 regjistrimin e vitit 2002, Maqedonia  numëronte 2.022.547 banorë

65 % maqedonas

25,17 % shqiptarë

3,85 % turq

2,66 % romë

1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë

Regjistrimi i vitit 2011 dështoi për shkak se kishte mosmarrëveshje të mëdha midis partnerëve të koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me ecurinë e procesit dhe mbi të gjitha lidhur me numrin e shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike, sepse edhe Marrëveshja e Ohrit(MO) të drejtat kolektive të komunitetit shqiptar i garanton duke u bazuar tek përqindja mbi 20 %. Nëse kjo përqindje rritet subjekti politik shqiptar ka deklaruar se kërkesat për realizimin e të drejtave dhe sidomos për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të bazohen tek përqindja e re e popullatës shqiptare./Inbox7

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button