Di Maria mundë të luajë në finale

Argjentina ka marrë një lajmë të mirë para ndeshjes finale me Gjermaninë, e cila do të zhvillohet me 13 korrik në stadiumin Maracana në Rio de Janiero.

Angel Di Maria ka intensifikuar stërvitjet për tu rikuperuar sa më shpejtë nga lëndimi, dhe të jetë gati për ndeshjen e së dielës, raporton gazeta sportive madrilene AS.

Mesfushori i Real Madridit nuk ka luajtur fare në ndeshjen ndaj Holandës, pasi kishte pësuar një lëndim, për të cilin u tha se do ta lërë jashtë Botërorit. Por, gjithçka është e mundur për të dielën.

Lajme të ngjashme

Back to top button