Brazili mbushet përplot me argjentinas

Kualifikimi i Argjentinës në finale të Kampionatit botëror ka bërë që rreth 100 mijë tifozë argjentinas t’ia mësyjnë Rio de Janeiro, për ta përkrahur ekipin e tyre në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Sipas medieve braziliane, Aerolíneas Argentinas, Austral, Tam y Gol kanë ofruar 20 avion shtesë për tifozët që do të udhëtojnë nga Buenos Aires drejtë Rio de Janeiro.

Por, pritet që shumë tifozë t’ia mësyjnë Rios edhe me mjete tjera transporti (autobus dhe vetura). Distanca në mes të Rios dhe Buenos Aires është 2600 kilometra (26 orë udhëtim)

Ky numër i tifozëve është shqetësues për autoritetet e sigurisë, pasi shumica e tifozëve janë pa bileta, por të cilët dëshirojnë që momentet historike t’i përjetojnë nga vendi i ngjarjes.

Madje, ekziston frika se mund të ketë dhunë ndërmjet brazilianëve dhe argjentinaseve, të cilët njihen për rivalitetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button