Mot me diell dhe shi

Moti në Maqedoni do të jetë më i vranët dhe më i freskët. Më i vranët do të jetë në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit ku do të ketë edhe reshje lokale të shkurtra të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 16, ndërsa e ditës prej 23 deri 31 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura  e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 27 gradë.

UV indeksi do të ketë vlerë më të ulët për shkak të vranësirave të shtuara dhe do të paraqesë 7.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të ketë destabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button