Incident në lagjen e Nerezit, sulmohen disa të rinj

Disa të rinj shqiptarë nga lagja Nerez e Shkupit janë sulmuar mbrëmë nga një grup huliganësh në lagjen Porta Vllae. Incidenti ka ndodhur në afërsi të një fushe sporti. Organet policore janë njoftuar nga roja e fushës së sportit. Ministrja e Punëve të Brendshme tha se nuk ka të dhëna rreth rastit në fjalë. Televizioni Alsat kontaktoi me viktimat nga incidenti i mbrëmshëm. Sipas tyre, incidenti ka ndodhur rreth orës 12:45 pas mesnate, kur ktheheshin nga fusha e sportit. Gjatë kthimit për në shtëpi, një grup huliganëve prej 7-8 personash, kanë hedhur gurë drejt tyre, duke lënduar 2 të rinj. Viktimave të mbrëmshme, iu është thënë se organet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa gjatë ditës do të merren edhe dëshmitë dhe deklaratat e tyre.

“Nuk kemi të dhëna për atë ngjarje, ka mundësi që më vonë t’ju informojmë”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Incident në lagjen e Nerezit, sulmohen disa të rinj
Incident në lagjen e Nerezit, sulmohen disa të rinj
Incident në lagjen e Nerezit, sulmohen disa të rinj
Incident në lagjen e Nerezit, sulmohen disa të rinj

Lajme të ngjashme

Back to top button