OJQ “Shprehu”: Protestat e paralajmëruara të dëshmojnë pjekuri jo dhunë

OJQ “Shprehu” reagon për protestat e paralajmëruara sot në Shkup duke kërkuar maturi dhe mos përdorim të dhunës.

Kumtesa e plotë e OJQ “Shprehu”

“Vandalizmi dhe brutaliteti nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë cilësi e një shqiptari; jemi popull fisnik dhe dimë të mbrojmë veten në mënyra të ndershme dhe paqësore, në hap me kohën dhe në përkrahje të miqve tanë mbarë botës.

Protestat e paralajmëruara të dëshmojnë pjekurinë politike, intelektuale dhe patriotike mbarëshqiptare. Një popull fisnik dhe autokton në këto troje, OJQ SHPREHU apelon të protestojmë për ruajtjen e vlerave tona të çmuara nëpër shekuj, jo me vandalizëm dhe brutalitet siç bënin protestuesit vandal në lagjet maqedonase, por me pjekuri dhe maturi që peshon në këtë vend dhe në këtë situatë.

Do të mbrojmë të drejtat tona, do të mbrojmë dinjitetin shqiptar, do të mbrojmë vëllezërit dhe motrat tona në mënyrën më të mirë të mundshme, në këtë rast në mënyrë paqësore dhe të kultivuar me interesat afatgjate mbarëshqiptare.

Me përkrahjen e faktorit të jashtëm, faktorit mbarëkombëtar shqiptar dhe drejtësisë së Zotit, nuk kemi dyshim se do të sfidoj drejtësia dhe e vërteta.”

Lajme të ngjashme

Back to top button